Lecce e Ramadanit vendos fatin e sezonit, fitore jetike që dërgon Pizën dhe Veronën në Serinë B

Lecce e Ramadanit vendos fatin e sezonit, fitore jetike që dërgon Pizën dhe Veronën në Serinë B

22:50, 01/05/2026

Lecce ka arritur një fitore të madhe në transfertë ndaj Pisa-s në ‘Cetilar Arena’, duke ndikuar drejtpërdrejt në fatin e dy skuadrave rivale për mbijetesë dhe duke i dërguar Pizën dhe Veronën në Serinë B.

Ndeshja u mbyll pa gola në pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Lecce goditi me kundërsulme të shpejta dhe efikase, duke shfrytëzuar gabimet e vendasve. Goli i parë erdhi në minutën e 52-të, kur Lameck Banda finalizoi një aksion të shpejtë të nisur nga Ylber Ramadani dhe i zhvilluar nga Walid Cheddira.

Reagimi i Pizës ishte i menjëhershëm, me Mehdi Leris që barazoi në minutën e 56-të me një goditje spektakolare nga ajri për 1-1.

Megjithatë, Lecce nuk u ndal. Në minutën e 65-të, një tjetër kundërsulm i shpejtë, me protagonist Santiago Pierotti, solli golin vendimtar. Argjentinasi përshkoi një distancë të gjatë me topin dhe shërbeu për Cheddira-n, i cili me një diagonale të saktë realizoi golin e fitores, të parin e tij këtë sezoni, dhe shpërtheu në lot nga emocioni.

Kjo fitore ka pasoja të mëdha në renditje, duke ndikuar edhe te Cremonese, e cila tani ndodhet katër pikë larg Lecce-s dhe do të luajë ndeshjen e radhës nën presion të madh.

Një mbrëmje dramatike në Piza, ku Lecce jo vetëm siguroi tri pikë të arta, por edhe vulosi fatin e rivalëve në fundin e sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco