Kristjan Asllani ka qenë protagonist absolut në sfidën e javës së 32-të të Superligës turke, duke kontribuar me një gol dhe një asist në transfertën e Beshiktashit ndaj Gaziantep-it.
Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 7-të, ai ekzekutoi një goditje këndi të saktë, duke dërguar topin në zonë, ku Djalo përfitoi për ta çuar në rrjetë dhe për të zhbllokuar rezultatin.
Pak minuta më vonë, Asllani konfirmoi formën e tij të mirë edhe si realizues. Në minutën e 22-të, ai mori përsipër një penallti dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.
24-vjeçari, i cili është i huazuar nga Interi, mori një lajm pozitiv edhe në aspektin personal, pasi u rikthye si titullar dhe e shfrytëzoi maksimalisht këtë mundësi.
Performanca e tij ndaj Gaziantepit konfirmon rritjen e vazhdueshme të Asllanit, i cili po bëhet një element gjithnjë e më i rëndësishëm për Besiktasin në këtë fazë të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: