Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Solanke i heq fitoren City-t me një gol me stilin e akrepit

Solanke i heq fitoren City-t me një gol me stilin e akrepit

19:41, 01/02/2026

Tottenham Hotspur arriti të rikuperonte dy gola disavantazh për të barazuar 2-2 ndaj Manchester City-t, falë dopietës së Dominic Solanke-s, në një ndeshje që godet shpresat e ‘qytetarëve’ për titullin e Premier League.

Në minutën e 11’, Bernardo Silva ndërpreu një pasim në mesfushë, gjeti Erling Haaland i cili asistoi Cherki, që mposhti portierin Vicario me një goditje të devijuar.

Para se të mbyllej pjesa e paeë, Rodri ndërpreu një largim të keq të topit nga Tottenhami dhe Silva pasoi për Semenyo-n, që shënoi në fund të pjesës së parë, duke thelluar avantazhin e qytetarëve.

Në të 62’, Solanke mposhti Abdukodir Khusanov dhe shënoi duke goditur përmes këmbëve të Marc Guehi-t, duke ulur diferencën dhe rikthyer shpresat për skuadrën e Thomas Frank.

Vjen minuta e 74’: Solanke realizoi një gol të jashtëzakonshëm me stilin e akrepit (scorpion kick) pas një pasimi nga Conor Gallagher, duke barazuar rezultatin dhe duke siguruar një pikë të çmuar për Spurs.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco