Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Martini: Vllaznia pragmatiste, po fokusohemi te pikët

Martini: Vllaznia pragmatiste, po fokusohemi te pikët

19:26, 01/02/2026

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, e cilësoi triumfin 0-1 ndaj Teutës në Durrës si një sukses të rëndësishëm për ekipin e tij. kuqeblutë regjistruan fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke konsoliduar vendin e tyre në krye të tabelës.

“Ndeshje e fortë, e luftuar deri në sekondat e fundit. Teuta ka një ekip të mirë dhe na vuri në vështirësi deri në fund. Në pjesën e parë ishim më lart, ndërsa në të dytën lëshuam terren dhe vuajtëm deri në momentet e fundit. Komplimentoj djemtë për shpirtin e garës dhe për tri pikët e rëndësishme,” tha Martini pas ndeshjes.

Martini shpjegoi se skuadra ndryshoi formacion gjatë lojës për të krijuar befasi te kundërshtari: “Fillimisht luajtëm 3-5-2, që ishte e njohur nga Teuta. Pastaj kalova në 4-3-3 për t’i gjetur në befasi. Kur portieri i tyre u dëmtua, riktheva ekipin te 3-5-2. Në pjesën e dytë u kërkova lojtarëve të bënim presing për 15 minuta dhe pastaj të uleshim gradualisht. Çdo gjë ishte e përgatitur gjatë javës.”

Martini pranoi se ekipi po ndjek një qasje më pragmatike: “Ne nuk bëjmë presing shumë lart dhe fokusohemi më shumë te pikët sesa te loja. Në këto momente, pikët janë më të rëndësishme për moralin. Prisja të shënonim të dytin në pjesën e dytë, por nuk arritëm. Vuajtëm, por ky pragmatizëm na ndihmon të ruajmë rezultatet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco