Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Tirana fiton ndaj Egnatias me gol të Xhixhës, zhvendos në vendin e fundit Flamurtarin

Tirana fiton ndaj Egnatias me gol të Xhixhës, zhvendos në vendin e fundit Flamurtarin

18:53, 01/02/2026

Tirana arriti një fitore të vlefshme 0-1 në transfertë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 40-të. Aksioni që çoi te goli nisi nga Tafas, i cili bëri një ndeshje fantastike dhe disa pritje vendimtare për të ruajtur avantazhin e bardhebluve.

Megjithatë, fitorja e kryeqytetasve shënoi edhe një shqetësim: kapiteni Xhixha u detyrua të largohej për shkak të dëmtimit dhe luajti vetëm në pjesën e parë. Egnatia nisi ndeshjen me një penallti të fituar në minutën e parë, e cila u anulua pas rishikimit me VAR nga gjyqtari Cjapi. Pavarësisht pretendimeve të tjera gjatë ndeshjes, Tirana mbajti rezultatin dhe siguroi tri pikët e arta.

Me këtë sukses, Tirana vazhdon formën e shkëlqyer dhe nuk ka humbur në shtatë ndeshjet e fundit. Bardheblutë mbajnë tani vendin e nëntë në klasifikim, me të njëjtin numër pikësh sa Bylisi, që gjendet në zonën e “play out”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco