Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Ciro Immobile largohet nga Bologna, transferohet në Paris

Ciro Immobile largohet nga Bologna, transferohet në Paris

18:10, 01/02/2026

Ciro Immobile ka firmosur për Paris FC pas vetëm gjashtë muajsh tek Bologna. Sulmuesi italian është goditja e tretë e klubit francez në këtë merkato pas Koleosho nga Burnley dhe Coppola-s nga Brighton, dhe arritja e tij u konfirmua me një video të publikuar në kanalet zyrtare të Paris FC. Bologna ka shpallur gjithashtu largimin e lojtarit me një komunikatë të shkurtër: “Bologna FC 1909 njofton se ka transferuar te Paris FC të drejtën për shërbimet sportive të sulmuesit Ciro Immobile, me transferim të përhershëm.”

Për Immobile-n, kjo është një sfidë e re në Ligue 1, pas eksperiencave të shumta jashtë Italisë. Ai ka luajtur më parë në Bundesligë me Borussia Dortmundin, në Turqi me Besiktasin dhe në LaLiga me Sevilla-n, duke shtuar kështu një tjetër kapitull ndërkombëtar në karrierën e tij.

Paris FC i beson përvojës dhe aftësive golashënues të sulmuesit 35-vjeçar për të forcuar repartin ofensiv, ndërsa Bologna i jep mundësinë lojtarit për një aventurë të re jashtë Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco