Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Shtutgarti mposht Freiburgun dhe mbetet në garë për zonën Champions

Shtutgarti mposht Freiburgun dhe mbetet në garë për zonën Champions

17:47, 01/02/2026

Shtutgarti  vazhdon momentin pozitiv në Bundesligë dhe mbetet i ngjitur pas zonës Champions, falë një fitoreje minimale 1-0 ndaj Freiburgut, e vendosur vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit gjerman u zhvillua në “Mercedes-Benz Arena” dhe u karakterizua nga ekuilibri dhe tensioni deri në fund.

Pas një ndeshjeje të luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi, heroi i takimit u bë sulmuesi boshnjak, Ermedin Demirović. Goli i tij në fundin e ndeshjes i dha tri pikë shumë të vlefshme Shtutgartit, duke konfirmuar formën e mirë të skuadrës, që regjistroi rezultatin e shtatë radhazi pa humbje në kampionat.

Me këtë sukses, Shtutgarti mban vendin e katërt në renditje, një pozicion kyç në luftën për një biletë në Ligën e Kampionëve. Diferenca me Borussia Dortmundin dhe Hoffenheimin është vetëm tri pikë, edhe pse Dortmundi ka një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa po aq pikë e ndajnë edhe nga RB Leipzig, që ndodhet në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Freiburgu del nga kjo transfertë pa pikë dhe mbetet në vendin e shtatë me 27 pikë, tetë pikë larg Bayer Leverkusenit. Një humbje që ngadalëson ambiciet e skuadrës mike, ndërsa Shtutgarti vazhdon të besojë fort në objektivin Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco