Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Werder Bremeni shkarkon trajnerin Horst Steffen pas rezultateve zhgënjyese

Werder Bremeni shkarkon trajnerin Horst Steffen pas rezultateve zhgënjyese

16:05, 01/02/2026

Bundesliga vijon të tronditet nga ndryshimet në pankinë. Werder Bremeni ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Horst Steffen, pas një serie rezultatesh negative që e kanë zhytur skuadrën në një moment delikat të sezonit. Vendimi erdhi pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Borussia Mönchengladbach, një rezultat që nuk mjaftoi për të rikthyer besimin te projekti teknik i 56-vjeçarit.

Lajmi u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit, Clemens Fritz, i cili theksoi se ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm. “Nuk besojmë më se Horst dhe skuadra mund ta përmbysin situatën pas kësaj serie të gjatë ndeshjesh pa fitore”, u shpreh Fritz, duke nënvizuar se klubi kishte humbur bindjen për një kthesë pozitive nën drejtimin e Steffen-it.

Trajneri gjerman kishte marrë drejtimin e Werder Bremenin gjatë verës, pasi kishte zëvendësuar Ole Wernerin, i shkarkuar në fund të sezonit 2024/25. Megjithatë, pritshmëritë për një rilindje të ekipit nuk u përmbushën dhe rezultatet në kampionat nuk ishin në lartësinë e traditës së klubit nga Bremeni.

Përkohësisht, drejtimin e skuadrës do ta marrin ndihmëstrajnerët Raphael Duarte dhe Christian Gross, të cilët do të përgatisin ekipin për ndeshjen e radhës në Bundesliga, që do të zhvillohet pas një jave në transfertë ndaj Freiburgut. Klubi shpreson që ky ndryshim të sjellë një reagim të menjëhershëm nga lojtarët.

Me largimin e Steffenit, ai bëhet trajneri i tetë i shkarkuar në Bundesliga gjatë këtij sezoni, një shifër që tregon presionin e madh dhe paqëndrueshmërinë që po karakterizon kampionatin gjerman në edicionin aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco