Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

VIDEO/ Bayerni ndalet në Hamburg, humbet dy pikë në një barazim spektakolar

VIDEO/ Bayerni ndalet në Hamburg, humbet dy pikë në një barazim spektakolar

21:24, 31/01/2026

Bayern Munchen është ndalur në një barazim 2-2 në transfertë ndaj Hamburgut, në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës, duke humbur mundësinë për të marrë pikët e plota, pavarësisht dominimit gjatë ndeshjes.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 34-të, kur Fabio Vieira u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Reagimi i Bayernit ishte i shpejtë, me Harry Kane që barazoi shifrat në minutën e 42-të, pas asistimit të Joshua Kimmich.

Skuadra bavareze mendoi se kishte kaluar në epërsi me Serge Gnabry, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bayern arriti përmbysjen. Michael Olise asistoi për Luis Díaz, i cili nuk gaboi përballë portierit vendas, duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 46-të.

Megjithatë, Hamburgu reagoi shpejt dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 53-të, me Luka Vušković, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Në minutat e mbetura, Bayerni e mori plotësisht kontrollin e lojës, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e organizuar të vendasve.

Si pasojë, bavarezët shkojnë në kuotën e 51 pikëve, ndërsa Hamburgu renditet në vendin e 13-të me 19 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco