Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

VIDEO/ Debutim i ‘çmendur' te Beshiktashi, goli i fitores vjen nga krosimi i Kristjan Asllanit, por më pas...

20:13, 31/01/2026

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës së djeshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi takimin ndaj Koniaspor në stolin e rezervave, në një ndeshje ku skuadra e tij po vuante.

Ndaj trajneri vendosi ta hidhte atë në fushë në minutën e 76 të takimit kur shifrat ishin 1-1.

Mesfushorit iu deshën pak sekonda në fushën e lojës për të lënë shenjën e tij, pasi me një harkim nga e djathta çoi topin te Kokçu i cili shënoi golin e avantazhit 2-1.

Por debutimi i pabesueshëm do të vazhdonte vetëm dy minuta më vonë me episodin e radhës, kur Asllani kreu një faull pranë zonës së tij ndërsa po mundohej të dilte në kundërsulm.

Gjyqtari fillimisht dha vetëm goditje dënimi, por u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe aty nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq, duke e larguar menjëherë nga fusha.

Për fatin e mirë të Asllanit, shifrat nuk ndryshuan më dhe Beshiktashi fitoi me rezultatin 2-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco