Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Premier League/ Arsenali me ‘poker’ në transfertë ndaj Leeds

Premier League/ Arsenali me ‘poker’ në transfertë ndaj Leeds

19:45, 31/01/2026

Arsenali është rikthyer te fitoret në Premier League, duke dhënë një paraqitje bindëse në javën e 24-të të kampionatit anglez.

“Topçinjtë” triumfuan thellë 0-4 në transfertë ndaj Leeds United.

Skuadra londineze kaloi në epërsi në minutën e 27-të, kur Zubimendi realizoi pas asistimit të Madueke.

Ky i fundit ishte protagonist edhe në golin e dytë, teksa goditja e tij nga këndi përfundoi në rrjetë, pas një reagimi të dobët të portierit vendas.

Dominimi i Arsenalit vijoi edhe në pjesën e dytë. Gyökeres trefishoi shifrat në minutën e 69-të, ndërsa Gabriel Jesus vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 86-të.

Me këtë sukses, Arsenali kryeson renditjen me 53 pikë, shtatë më shumë se Manchester City dhe Aston Villa, të cilat kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Leeds United mbetet në vështirësi, duke u renditur në vendin e 16-të me 26 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco