Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Zyrtare/ Mike Maignan rinovon me Milanin deri në vitin 2031

Zyrtare/ Mike Maignan rinovon me Milanin deri në vitin 2031

19:00, 31/01/2026

Milani ka marrë një lajm shumë të mirë për të ardhmen, pasi portieri titullar Mike Maignan ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin kuqezi.

Marrëveshja e re është e vlefshme për katër vitet e ardhshme, me opsion rinovimi edhe për një vit shtesë, duke e mbajtur francezin në “San Siro” deri në vitin 2031.

Ky rinovim vjen në një moment kyç për Milanin, pasi kontrata e mëparshme e Maignan do të skadonte në qershor të vitit 2026, çka kishte hapur spekulime për interesim nga klube të mëdha evropiane.

Me këtë marrëveshje, drejtuesit e klubit kanë siguruar vazhdimësinë e një prej shtyllave kryesore të skuadrës.

Që nga ardhja e tij te Milani, Maignan është shndërruar në një nga portierët më të mirë në Serie A dhe në Evropë, duke pasur rol vendimtar në sukseset e ekipit, përfshirë edhe fitimin e titullit kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco