Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

VIDEO/ Partizani-Elbasani, barazim përmes kolapsit në fushë

VIDEO/ Partizani-Elbasani, barazim përmes kolapsit në fushë

18:56, 31/01/2026

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.

Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë.

Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.

Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli.

Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit.

Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë me Lajthinë, për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco