Zyrtare/ Valentino Murataj rikthehet te Partizani!

Zyrtare/ Valentino Murataj rikthehet te Partizani!

20:44, 30/01/2026

FK Partizani ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e Valentino Murataj në familjen e kuqe. Mesfushori, i formuar në Akademinë e Partizanit dhe kampion me ekipin U-19, ka qenë pjesë e ekipit të parë gjatë periudhës 2021-2024.

Në sezonin 2022-2023, Murataj luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë, si dhe në triumfin e Superkupës. Ish-kapiteni i kuq rikthehet pas aventurës te Flamurtari dhe do të veshë sërish fanellën me numrin 21.

Valentino ka nënshkruar me Partizanin një kontratë 1.5-vjeçare, duke u bërë sërish pjesë e projektit ambicioz të klubit.

Partizani mirëpret sërish në shtëpi mesfushorin e tij të talentuar dhe përvojën që sjell për ekipin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco