Kristjan Asllani do të kthehet te Interi pas përfundimit të huazimit te Torino, sipas njoftimit zyrtar të klubit ‘granata’. Mesfushori shqiptar, i cili luante si regjisori i mesfushës, do të jetë më pas pjesë e Besiktasit.
Torino njoftoi në faqen e tij zyrtare:
"Torino Football Club njofton se ka vendosur me Football Club Internazionale Milano për ndërprerjen e huazimit të lojtarit Kristjan Asllani. Torino i uron Kristjanit të gjitha të mirat për vazhdimin e karrierës së tij."
Ky lëvizje shënon një rikthim të shpejtë të Asllanit tek Interi, ndërsa klubi, turk Beshiktash, duket se është destinacioni i tij i ardhshëm.
Lojtari udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejt Stambollit, kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe fotot e rastit me fanellën e klubit turk. Por për regjistrimin e tij, duhej mbyllur ana burokratike, pasi fillimisht duhej ndërprerë huazimi nga Torino, e pastaj Interi duhet të lejojë transferimin te klubi turk.
Megjithatë, mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktash i ka bërë gjërat gati dhe ka lajmëruar zyrtarisht se Asllani do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit, në mënyrë pritet që ai të regjistrohet menjëherë sapo të mbërrijë dokumentacioni. Kësisoj, Asllani do të bëhet pjesë e klubit turk që në ndeshjen e nesërme, atë që Beshiktashi luan në Stamboll kundër Koniasporit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: