Fenerbahçe, “all-in” për Lookman-in, palët pranë marrëveshjes

Fenerbahçe, “all-in” për Lookman-in, palët pranë marrëveshjes

16:32, 30/01/2026

Saga e merkatos që lidhet me të ardhmen e Ademola Lookman-it mund të marrë fund shumë shpejt. Pas tentativave të dështuara gjatë verës së kaluar me Interin dhe interesimit të fundit nga Napoli, tani është Fenerbahçe që ka shtuar ndjeshëm presionin për ta transferuar sulmuesin nigerian në Turqi. Kontaktet me Atalantën po vijojnë me ritëm të shpejtë dhe sinjalet janë pozitive për një mbyllje të afërt.

Paketa ekonomike e operacionit pritet të arrijë në rreth 40 milionë euro: 35 milionë euro fikse plus 5 milionë euro bonuse. Kjo shifër u afrohet kërkesave të klubit bergamask, i cili megjithatë ende nuk ka dhënë dritën jeshile përfundimtare. Nëse marrëveshja konkretizohet, Lookman do të firmosë një kontratë shumë të rëndësishme financiare me Fenerbahçen, prej katër vitesh e gjysmë, me përfitime që arrijnë deri në 9 milionë euro në sezon, bonuse të përfshira.

Në prapaskenë mbetet edhe Atletico Madridi, që po vlerëson një lëvizje për Lookman-in, pas largimit të Raspadorit drejt Atalantës. Megjithatë, klubi turk duket aktualisht në avantazh dhe i vendosur ta mbyllë operacionin sa më shpejt.

Një transferim i tillë do të kishte pasoja të rëndësishme jo vetëm për Atalantën, por edhe për Milanin. Nëse Lookman largohet drejt Stambollit, duket se zbehet pista që çonte te Cristopher Nkunku, i konsideruar si alternativë nga Fenerbahçe. Një largim i mundshëm i Nkunku, megjithëse lojtari ka shprehur dëshirën të qëndrojë në Milano, mund të përshpejtojë ardhjen e Jean-Philippe Mateta-s nga Crystal Palace.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco