Inter, ofertë e re për Diaby, takim mes agjentëve dhe Al Ittihad-it

Inter, ofertë e re për Diaby, takim mes agjentëve dhe Al Ittihad-it

16:25, 30/01/2026

Interi vijon presionin për transferimin e Moussa Diaby, duke mos hequr dorë nga objektivi për ta veshur francezin me fanellën zikaltër. Negociatat me Al Ittihad mbeten të ndërlikuara, por drejtuesit e klubit milanez shpresojnë që oferta e re, e cila aktualisht është në fazë përpunimi, të mund ta zhbllokojë përfundimisht marrëveshjen.

Klubi saudit ka refuzuar propozimin e parë të Interit, të paraqitur nga Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio. Bëhej fjalë për një huazim me detyrim blerjeje për shumën 35 milionë euro, formulë që nuk ka bindur fondin PIF, pronar i Al Ittihad-it. Arabët preferojnë një transferim të menjëhershëm përfundimtar, pa opsione apo klauzola të ndërmjetme.

Në këtë situatë, një rol vendimtar pritet ta luajnë agjentët e vetë lojtarit. Në Riad, përfaqësuesit e Diaby-t janë duke zhvilluar takime me drejtues të Al Ittihad-it, me synimin për t’i bindur që ta lirojnë sulmuesin e lindur në vitin 1999. Qëllimi është i qartë: të gjendet një kompromis që i hap rrugë kalimit të tij në Serie A.

Nga ana tjetër, marrëveshja mes Diaby-t dhe Interit është arritur prej kohësh. Ish-lojtari i Aston Villa-s është i vendosur ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe po ushtron presion personal për t’u transferuar në Milano. Ai e sheh Interin si hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe është gati të nisë një aventurë të re në kampionatin italian.

Situata mbetet e hapur dhe pritet të evoluojë në orët në vijim, me Interin që shpreson ta mbyllë operacionin pozitivisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco