Shorti i Europa League, këto janë përballjet e fazës së ‘Play-off’-it

Shorti i Europa League, këto janë përballjet e fazës së ‘Play-off’-it

13:28, 30/01/2026

Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën “play-off” të Ligës së Evropës, duke përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në raundin pasues të kompeticionit.

Në këtë fazë marrin pjesë 16 skuadra, ndërsa tetë ekipet që përfunduan në vendin e parë të fazës së ligës janë: Lyon, Aston Villa, Midtjylland, Real Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma, të cilat presin të mësojnë kundërshtarët në fazën tjetër.

Si skuadra pritëse në short ishin Genk, Bologna, Stuttgart, Ferencvaros, Nottingham Forest, Viktoria Plzen, Crvena Zvezda dhe Celta Vigo, ndërsa në vazon e skuadrave të tjera ndodheshin PAOK, Lille, Fenerbahce, Panathinaikos, Celtic, Ludogorets, Dinamo Zagreb dhe Brann.

Çiftet e fazës play-off:

Fenerbahce vs Nottingham Forest

Ludogorets vs Ferencvaros

Stuttgart vs Celtic

Dinamo Zagreb vs Genk

Lille vs Crvena Zvezda

Celta Vigo vs PAOK

Viktoria Plzen vs Panathinaikos

Brann vs Bologna

Vëmendja kryesore pritet të jetë te përballja Fenerbahce – Nottingham Forest, një duel mes eksperiencës europiane dhe ambicies së klubit anglez, si edhe te sfida e zjarrtë Lille – Crvena Zvezda, që garanton atmosferë elektrizuese në të dyja ndeshjet.

Ndeshjet e play-off-it do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesit do të sigurojnë një vend në fazën tjetër të Ligës së Evropës, aty ku garës i shtohen edhe emrat më të fortë të këtij edicioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco