Fund i një epoke në Mynih/ Goretzka do largohet nga Bayerni: Dua ta mbyll duke festuar një trofe në ‘Marienplatz’

Fund i një epoke në Mynih/ Goretzka do largohet nga Bayerni: Dua ta mbyll duke festuar një trofe në ‘Marienplatz’

12:52, 30/01/2026

Leon Goretzka do të jetë një lojtar i lirë në merkaton e verës, duke nisur nga 1 korriku i këtij viti, pas vendimit të Bayern Munich për të mos i ofruar një kontratë të re mesfushorit gjerman.

Lajmin e konfirmoi sot drejtori sportiv i Bayern-it, Christoph Freund, i cili zbuloi se klubi dhe lojtari kanë zhvilluar disa takime për të ardhmen, por pa arritur në një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

“Leon do të qëndrojë në Mynih deri në fund të sezonit. Ai ndihet si në shtëpi këtu. Ditët e fundit kemi pasur disa diskutime sa i përket të ardhmes së tij”, deklaroi Freund, duke pranuar gjithashtu se interesi i Atletico Madrid për 30-vjeçarin ka qenë më shumë se konkret.

Nga ana e tij, Goretzka ka theksuar se mbetet i fokusuar te objektivat e fundit me bavarezët.

“Unë ndihem më shumë se kurrë pjesë e projektit. Objektivi ynë i përbashkët është që të festojmë tituj në Marienplatz në maj”, u shpreh mesfushori nga Bochum-i.

Në të njëjtën kohë, Goretzka ka publikuar edhe një letër lamtumire në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se aventura e tij shumëvjeçare me fanellën e Bayern-it po shkon drejt fundit.

Pas viteve të suksesshme në “Allianz Arena”, e ardhmja e gjermanit pritet të jetë larg Bundesligës, ndërsa klubet europiane tashmë janë në pritje për të përfituar nga statusi i tij si lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco