Ish-sulmuesi i Milanit në zi për vdekjen e nënës: Dashuria ime e përjetshme më la pa më thënë lamtumirë

Ish-sulmuesi i Milanit në zi për vdekjen e nënës: Dashuria ime e përjetshme më la pa më thënë lamtumirë

11:11, 30/01/2026

Ish-sulmuesi i Milanit, Samuel Çukvueze është në zi pas vdekjes së nënës së tij.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë vëllai i tij, David. Ai ndau disa mesazhe emocionale në rrjetet sociale për të vajtuar nënën e tyre.

“Nuk mund të postoj as foton tënde për të thënë RIP Mami. Dashuria ime e përjetshme më la pa më thënë lamtumirë. Ti as nuk e mbajte nipin/mbesën tënde”, shkruan David në rrjetet sociale.

Mësohet se nëna e tyre vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ja doli të fitonte betejën.

Nga ana tjetër Samuel i tronditur nga ky lajm nga ka reaguar ende.

Rikujtojmë që sulmuesi qëndroi për dy sezone 2023-2025 te Milani dhe në shtator të 2025-ës u huazua te Fulhem në Premier Ligë.

Në qershor të 2026-ës i përfundon huazimi dhe do të kthehet te kuqezinjtë. Më pas do të merret vendimi për të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco