Vendim i papritur, Timo Werner lë Europën dhe firmos në MLS

Vendim i papritur, Timo Werner lë Europën dhe firmos në MLS

22:24, 29/01/2026

Timo Werner ka marrë një vendim të papritur për të ardhmen e tij, duke mbyllur kapitullin europian dhe nisur një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi gjerman është transferuar nga RB Leipzig te San Jose Earthquakes, skuadër që garon në Major League Soccer (MLS).

29-vjeçari arriti një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Leipzigun gjashtë muaj para skadimit, për të firmosur me klubin amerikan një kontratë afatgjatë deri në qershor të vitit 2028.

Werner largohet nga RB Leipzig si një prej figurave më të rëndësishme në historinë e klubit, duke mbajtur statusin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave me plot 113 gola të shënuar.

Forma e tij e jashtëzakonshme në Bundesligë nuk u reflektua plotësisht gjatë aventurave në Premier League me Chelsea dhe Tottenham, ku sulmuesi nuk arriti të rikthejë nivelin e tij më të mirë.

Te San Jose Earthquakes, Werner pritet të ketë një rol kyç, jo vetëm për cilësitë e tij në fazën ofensive, por edhe për përvojën dhe lidershipin që sjell në një kampionat në rritje si MLS.

Ai do t’i bashkohet ekipit në mesin e muajit shkurt, përpara startit të sezonit të ri.

Kalimi i Werner në SHBA shihet si një hap i rëndësishëm si për lojtarin, ashtu edhe për MLS, që vazhdon të tërheqë emra të njohur nga futbolli europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco