Presidenti i Beshiktashit: Kristjan Asllani po vjen!

Presidenti i Beshiktashit: Kristjan Asllani po vjen!

18:36, 29/01/2026

Kristjan Asllani po bëhet gati të transferohet në Turqi, ku do të veshë fanellën e Beshiktashit të paktën deri në fund të sezonit, nëse të gjitha palët do të jenë të kënaqura. Konfirmimin zyrtar e ka dhënë edhe vetë presidenti i klubit turk, Serdal Adali, i cili është shfaqur sot para mediave në një konferencë të gjatë për shtyp, ku është ndalur edhe mbi çështjen e mesfushorit që do të afrohet nga Interi.

“Kristjan Asllani po vjen. Ne kemi arritur një akord me Interin dhe me lojtarin. Ka një proces të mbylljes së akordit mes Interit dhe Torinos. Ai do të mbërrijë sot në darkë ose nesër në mëngjes”, ishin fjalët e Adali.

Sipas informacioneve që dihen deri tani, Beshiktash do të paguajë rrogën e Asllanit për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa ka një klauzolë prej rreth 11 milionë eurosh për blerjen e tij në fund të këtij edicioni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco