Java e fundit e fazës në grupe të Ligës së Kampioneve dhuroi emocione të forta me rezultate shumë të papritura të cilat ndryshuan fatin e skuadrave në këtë turne.
Një nga ata ndeshje padyshim ishte ajo mes Benficës dhe Real Madridit.
Goli i minutës së 98-të nga portieri Trubin nxori madrilenët nga tetëshja më e mirë dhe futi portugezët në fazën “play-off”, duke u renditur në vendin e 24-t.
Ky fund emocionues u prit edhe nga tifozët e Barcelonës të cilët shpërthyen në festë.
Edhe pse ndeshja e tyre me Kopenhagën kishte përfunduar dhe Barça ishte renditur në vendin e 5-të, fansat nuk u larguan nga “Camp Nou” për të pritur edhe mbylljen e sfidës në Lisbonë e cila përfundoi e fundit.
Në momentin e golit të Trubin festa ishte e jashtëzakonshme dhe fishkëllima e fundit në “Da Luz” bëri që tifozët blaugrana të shpërthenin nga gëzimi.
𝐈𝐌𝐀𝐆𝐄𝐍 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓 | El Camp Nou se abraza con el gol de Trubin😅
— Diario SPORT (@sport) January 28, 2026
➡️Muchos aficionados se quedaron en la grada esperando el desenlace en Da Luz y explotaron de alegría con el cuarto del Benfica.
❗️El Madrid, fuera del top 8
BRUTAAAAL🔥🔥🔥
📽️ @DBR8 pic.twitter.com/PsrTrOlfey
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: