Faza e ligës së Champions League ka përfunduar dhe, pas tetë ndeshjeve të luajtura, si Real Madrid ashtu edhe Atlético Madrid kanë mbetur jashtë “Top-8”. Ekipet madrilene i kanë dalë kundër inteligjencës artificiale: para javës së fundit, Opta publikoi gjasat e skuadrave për të hyrë në tetëshen e parë dhe gaboi vetëm te Reali dhe Atlétiko. Në vend të tyre, u kualifikuan Chelsea dhe Sporting Lisbona.
Skuadrës së drejtuar nga Arbeloa i mjaftonte një barazim, ndërsa Atlético duhej vetëm të fitonte në shtëpi ndaj Bodø/Glimt, por të dyja dështuan. Tani Reali do të përballet në raundin e 1/16-ave me Benfica-n ose Bodø/Glimt, ndërsa ekipi i Simeones me Galatasaray-n ose Club Brugge.
Reali, pothuajse pa shpresë
Me kalimin e javëve, Reali ka humbur ndjeshëm shanset për titull. Humbja e fundit e ka lënë skuadrën pothuajse jashtë garës për trofeun: sipas Opta-s, Reali është aktualisht favoriti i 12-të për të fituar Champions-in, me vetëm 1,8% gjasa për të ngritur trofeun. Një ditë më parë ishte i 8-ti me 4,76%.
Gjithsesi, Reali ka 65,8% shanse për të kaluar në 1/8-at, por vetëm 29% për të shkuar në çerekfinale, 9,5% për gjysmëfinale dhe 4,4% për finalen.
Ulen edhe pritshmëritë për Barçën
Skuadra e Hansi Flick e përmbushi objektivin dhe fitorja ndaj Kopenhagenit i lejon të shmangë raundin e 1/16-ave. Megjithatë, përballjet e mundshme (me rrezikun e PSG-së në 1/8-a) ia ulin favorizimin: nga 8,35% para xhiros së fundit, tani Barça ka 7% shanse për të fituar Champions-in.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: