Luis Enrique: Pa panik, gati për çdo kundërshtar, PSG do të jetë i fortë në play-off

Luis Enrique: Pa panik, gati për çdo kundërshtar, PSG do të jetë i fortë në play-off

12:34, 29/01/2026

PSG mbylli fazën e grupeve të Champions League me një barazim të zhgënjyeshëm ndaj Newcastle, që e la jashtë tetë ekipeve më të mira dhe i detyron parisienët të kalojnë në fazen play-off për të vazhduar në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja evidentoi vështirësitë e PSG-së, veçanërisht pas dëmtimit të Khvicha Kvaratskhelia, një lojtar kyç për kreativitetin sulmues, i cili u tërhoq nga fusha në pjesën e parë. Trajneri Luis Enrique komentoi: “Është një dëmtim në kyçin e këmbës, gjendja është e komplikuar, por shpresojmë për lajme të mira nga testet e ardhshme. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”.

Megjithatë, Enrique ruan optimizmin: “Do të ishte mirë të kishim përfunduar në tetë vendet e para, por futbolli është i paparashikueshëm. Ekipi meritonte më shumë, pasi humbëm një penallti dhe raste të tjera. Një gol na i preu këmbët, por e dimë që faza eliminatore do të jetë e vështirë sepse çdo ndeshje në Champions League është sfiduese.”

Trajneri shtoi: “Kur luan vazhdimisht kundër ekipeve të nivelit të lartë, je gati të përballesh me çdo lloj kundërshtari. Grupi i lojtarëve është i mrekullueshëm dhe jam i bindur se do të përgatitemi mirë për fazën eliminatore. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por kemi mundësinë të tregojmë vlerën tonë.”

PSG tani do të fokusohet për play-off-in, duke synuar të rikthehet në tetë të mëdhenjtë të Champions League dhe të përdorë çdo mundësi për të treguar forcën e tyre europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco