Në ditëlindjen e tij të 48-të, Gianluigi Buffon e ka zhvendosur vëmendjen te sfida më e rëndësishme për futbollin italian: “play-off”-et e Kupës së Botës, që do të përcaktojnë nëse Italia do të jetë pjesë e turneut më të madh ndërkombëtar.
“Azzurrët” do të përballen më 26 mars me Irlandën e Veriut në një ndeshje teke vendimtare.
Në rast kualifikimi, Italia do të luajë finalen e “play-off”-it ndaj fituesit të çiftit Uells – Bosnje dhe Hercegovinë, për një biletë drejt Botërorit.
I ftuar në emisionin “Un Giorno da Pecora” në Rai Radio1, Buffon foli për gjendjen e tij mentale përpara këtyre ndeshjeve delikate, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes dhe fokusit maksimal.
“Nervoz për play-off-et e Kupës së Botës? Jo nervoz, por sigurisht që po mendoj për to. Është puna jonë, objektivi ynë dhe fitoret duhet të përgatiten”, u shpreh Buffon, në rolin e tij aktual si kreu i delegacionit të Kombëtares italiane.
Italia kërkon të shmangë zhgënjimet e së kaluarës dhe të rikthehet në skenën botërore, me Buffonin që vazhdon të jetë një figurë kyçe dhe frymëzuese për “Azzurrët”, edhe jashtë fushës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: