VIDEO/ Talenti i lindur i bilardos: Pa mbushur tre vjeç vendos dy rekorde ‘Guinnes’

VIDEO/ Talenti i lindur i bilardos: Pa mbushur tre vjeç vendos dy rekorde ‘Guinnes’

17:02, 28/01/2026

Jude Owens ka vendosur shumë shpejt emrin e tij në librin e “Rekordeve Guinness”.

Madje dy herë. Vetëm 2 vjeç e 261 ditë, djaloshi anglez u bë personi më i ri në moshë që bën një “double”, duke futur në gropa dy gurë me një goditje.

Po ashtu, edhe më i riu në histori që merr një gur me spond.

Luke Owens, babai i Jude ka thënë se “snooker” është argëtimi i preferuar i djalit të tij, ndryshe nga moshatarët e tij.

Për të kënaqur djaloshin e vogël, familja e kishte në fillim shumë të vështirë, pasi ai e kishte të pamundur të arrinte lartësinë e tavolinës së bilardos.

Por zgjidhja u gjet në fillim me një shkallë dhe më pas me një stol të veçantë që Jude kërkon ta marrë me vete kudo që shkon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco