Sinner në gjysmëfinale të Australian Open, tani sfidon Djokovic-in

Sinner në gjysmëfinale të Australian Open, tani sfidon Djokovic-in

15:05, 28/01/2026

Rrugëtimi i Jannik Sinner në Australian Open po vazhdon në mënyrë triumfale. Tenisti italian, që synon titullin e tretë radhazi në Melburn, ka kaluar bindshëm edhe çerekfinalen, duke mposhtur amerikanin Ben Shelton (nr. 8) me rezultatin e pastër 6-3, 6-4, 6-4, pas 2 orë e 23 minutash lojë. Në gjysmëfinale, Sinner do të përballet me Novak Djokovic-in (nr. 4).

Numri dy i botës e kontrolloi pothuajse gjatë gjithë kohës ndeshjen, pavarësisht një rënieje të lehtë në setin e tretë. Me këtë fitore, Sinner e ka mundur Sheltonin për herën e nëntë radhazi, duke regjistruar 22 sete të fituara rresht kundër tij.

Në setin e parë, Sinner pati disa vështirësi në shërbim, por Shelton nuk arriti t’i shfrytëzonte. Italiani gjeti shpejt ritmin, realizoi “break”-un për 3-1 dhe e mbylli setin 6-3 pas 49 minutash. I njëjti skenar u përsërit edhe në setin e dytë, me një “break” të hershëm që i dha avantazhin Sinner-it, i cili e fitoi 6-4. Edhe seti i tretë u mbyll me të njëjtin rezultat, duke vulosur kualifikimin në gjysmëfinale.

Australian Open tani do të shohë përballjen e katër më të mirëve të renditjes ATP, me Sinner-in që vazhdon mbrojtjen e titullit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco