Pas lajmit për largimin e Yann Sommer nga Interi në fund të sezonit, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të André Onana-s. Sipas Daily Mail, portieri kamerunas mund të rikthehet në ‘San Siro’ nga Manchester United gjatë verës, pasi agjentët e tij kanë nisur bisedimet me klubin zikaltër.
Agjentët e Onana-s janë në Milano këtë javë për të diskutuar disa opsione, duke përfshirë edhe një “akt të dytë” të portierit tek Interi. Momentalisht, 29-vjeçari ndodhet me huazim te Trabzonspori në Turqi, pasi humbi vendin e titullarit tek United për shkak të politikave të klubit. Megjithatë, Onana ende nuk e ka hequr dorë nga karriera në ‘Old Trafford’, megjithatë në Angli e parashikojnë largimin e tij përfundimat këtë verë.
Onana kishte lënë një kujtim të ëmbël tek Interi në sezonin 2022-23, duke arritur finalen e Champions League kundër Manchester City-t dhe fituar Kupën e Italisës. Pas performancave të mira, United investoi mbi 50 milionë euro për transferimin e tij, por pas periudhës së vështirë te ‘Red Devils’, u huazua te Trabzonspori, ku humbi vetëm 3 nga 16 ndeshjet e luajtura.
Një fakt interesant: Onana ka ende prona në Milano, por sfida kryesore për rikthimin e tij tek Interi është paga, e cila është rritur gjatë kalimit te Trabzonspori. Aktualisht, ai ka kontratë me United deri në verën e 2028-s, me dy sezone e gjysmë të mbetura.
Nëse Interi arrin të bindë portierin, rikthimi i tij mund të zgjidhë problemin e portës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: