Arabia Saudite synon Topin e Artë, por përgatitet një ofertë befasuese

Arabia Saudite synon Topin e Artë, por përgatitet një ofertë befasuese

11:30, 28/01/2026

Federata Saudite e Futbollit po përgatit një lëvizje të madhe për të transferuar fituesin aktual të Topit të Artë, Ousmane Dembélé. Sipas Sky Sports, autoritetet saudite kanë nisur kontaktet e para dhe po punojnë aktivisht për të sjellë sulmuesin francez në ligën e tyre.

Ky është një cikël i ri investimesh, pasi kontratat e disa ‘yjeve’ të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Sadio Mané dhe Karim Benzema janë drejt përfundimit. Dembélé pritet të jetë “ylli i kurorës” i kësaj ofensive, me një paketë financiare shumë tërheqëse dhe detyrën për të shërbyer si ambasador i futbollit saudit në nivel global.

Megjithatë, rrethi i afërt i lojtarit ka theksuar se në këtë moment Dembélé është i përqendruar tek sezoni aktual me PSG dhe përgatitjet për Kampionatin Botëror, ku do të përfaqësojë Francën. Pas këtij eventi, francezi mund të jetë i hapur për bisedime dhe oferta të reja.

Aktualisht, Dembélé ka edhe dy vite e gjysmë në kontratën e tij me PSG-në, dhe klubi është i gatshëm të negociojë rinovimin, por presidenti Nasser Al-Khelaifi ka theksuar se të gjithë lojtarët duhet të jenë brenda strukturës së pagave të klubit. “Politika e klubit është të ketë një plafon pagash për lojtarët. Të gjithë duhet ta respektojnë këtë. Ekipi dhe klubi janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër,” deklaroi Al-Khelaifi.

Dembélé u shpall fitues i Topit të Artë vitin e kaluar, pas ndihmës së tij për PSG-në që të fitonte për herë të parë UEFA Champions League, si dhe dominimit në kampionatin vendas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco