Randal Kolo Muani përfshihet në aksident të rëndë, Ferrari i tij del jashtë përdorimit

Randal Kolo Muani përfshihet në aksident të rëndë, Ferrari i tij del jashtë përdorimit

11:01, 28/01/2026

Randal Kolo Muani, sulmuesi francez i Tottenham Hotspur, ka qenë protagonist i një aksidenti automobilistik ditën e djeshme, para ndeshjes vendimtare të Champions League kundër Eintracht Frankfurt. Lojtari ishte duke udhëtuar drejt Aeroportit Stansted pas stërvitjes, kur një gomë shpërtheu dhe makina e tij, një Ferrari, përfundoi e dëmtuar rëndë.

Fotot që qarkullojnë tregojnë dëmtime të konsiderueshme në rrotë dhe xhamin e përparmë, me airbagun e drejtuesit që u aktivizua. Aksidenti ka ndodhur në autostradën M25 dhe shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë. Sulmuesi ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Wilson Odobert, bashkëlojtar i tij te Spurs, që udhëtonte pas Kolo Muani, ndaloi për të siguruar që francezi ishte i sigurt. Për momentin, të dy pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen e Champions-it, megjithëse janë vonuar për shkak të aksidentit.

Trajneri i Tottenham-it, Thomas Frank, deklaroi: “Është e rëndësishme që dy janë mirë. Nuk kam folur ende personalisht me ta, por të gjithë të përfshirët janë të sigurt. Ishte një shpërthim gome, prandaj pak vonesë. Ata do të fluturojnë më vonë dhe pres që të jenë të gatshëm për ndeshjen.”

Kjo është një ngjarje që ka tronditur skuadrën, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për lojtarin francez.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco