Juventus nuk heq dorë nga Kolo Muani, objektivi kryesor për sulmin bardhezi

Juventus nuk heq dorë nga Kolo Muani, objektivi kryesor për sulmin bardhezi

10:52, 28/01/2026

Juventus vazhdon të insistojë fort për rikthimin e Randal Kolo Muani në Torino, duke e konsideruar sulmuesin francez si objektivin kryesor të merkatos së janarit. Trajneri Luciano Spalletti e pëlqen profilin e tij, ndërsa drejtori sportiv, Comolli, ka përshpejtuar ndjeshëm tratativat për ta bërë të mundur këtë operacion.

Bardhezinjtë janë në kërkim urgjent të një sulmuesi, sidomos për shkak të mungesave të Vlahovic dhe Milik, si dhe formës jo bindëse të Opendas. Edhe pse David po përshtatet gradualisht me idetë e Spalletti-t, një tjetër sulmues me peshë konsiderohet i domosdoshëm për të mbyllur sezonin në nivel të lartë. Kolo Muani shihet si profili ideal, pasi mund të alternohet me David në qendër të sulmit ose të luajë krah tij kundër skuadrave të mbyllura.

Francezi e njeh mirë ambientin bardhezi, ku në gjashtë muaj kishte realizuar 10 gola, dhe vlerësohet për aftësinë për të mbrojtur topin, për të fituar duelet një kundër një dhe për praninë në zonë, veçanërisht në lojën ajrore.

Juventus po shfrytëzon vështirësitë e lojtarit te Tottenham-i, ku është i huazuar nga PSG. Kontakti i parë me rrethin e lojtarit ka qenë pozitiv, pasi Kolo Muani dëshiron rikthimin. Ideja e Comolli-t është një huazim, me kosto jo më shumë se 5 milionë euro, ndërsa pengesa kryesore mbetet PSG, që vazhdon të kërkojë rreth 60 milionë euro për kartonin. Koha, megjithatë, po shtrëngon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco