Autoritetet indoneziane kanë konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të Fernando Martín, ish-lojtar dhe trajner i skuadrës B femërore të Valencia CF, pas mbytjes tragjike të anijes më 26 dhjetor 2025. Martín, 44 vjeç, ishte pjesë e stafit të ekipit të femrave të Valencia-s dhe trupin e tij e gjetën në të njëjtin rajon ku më 29 dhjetor u lokalizua edhe një vajzë 12-vjeçare, pjesë e familjes së tij.
Operacioni i kërkimit po vazhdon për dy fëmijët e mbetur ende të zhdukur. Autoritetet indoneziane kanë vendosur të zgjasin kërkimet për tri ditë të tjera për të përfunduar gjetjen e të gjithë të zhdukurve.
Bashkëshortja e Martín, Andrea Ortuño, dhe një nga vajzat e saj u shpëtuan dhe tashmë janë rikthyer në Spanjë. Më 29 dhjetor u gjet trupi i vajzës tjetër 12-vjeçare, ndërsa ishin ende tre persona të zhdukur.
Koordinatori i operacionit, Fathur Rahman, njoftoi se trupat e shpëtimit gjetën trupin e Martín në vendin ku po vazhdonin kërkimet për pjesëtarët e tjerë të familjes. Tragjedia e Komodo-s ka tronditur komunitetin sportiv dhe familjar të Valencia CF, duke lënë pas një boshllëk të madh për klubin dhe për të afërmit e viktimave.
Operacioni i shpëtimit vazhdon me shpresën për të rikuperuar trupat dy fëmijëve, ndërsa komuniteti sportiv dhe fansat e Valencia-s i japin mbështetje familjes në këtë moment të vështirë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: