Enzo Maresca ka vendosur të largohet nga klubi pa kërkuar kompensimin prej 14 milionë paundësh, pas një ndarjeje të tensionuar me drejtuesit e skuadrës.
Sipas gazetarit ‘Martin Lipton’, Maresca u ndje i frustruar nga mënyra se si drejtuesit po e minonin gjatë detyrës së tij, gjë që e çoi drejt pranimit të largimit. Zyrtarisht, largimi u përshkrua si një vendim i përbashkët, por praktikisht kjo i lejoi Chelsea-s të shmangte pagesën e plotë të shumës së parashikuar në kontratë.
Në rast se klubi do ta kishte shkarkuar formalish, Maresca do të kishte të drejtë të kërkonte rreth 14 milionë paundë si kompensim. Megjithatë, të dyja palët ranë dakord se një largim me marrëveshje të përbashkët ishte zgjidhja më e mirë, duke mbyllur një marrëdhënie që konsiderohej gjerësisht e tensionuar dhe komplekse.
Për Chelsea-n, marrëveshja përbën edhe një kursim të konsiderueshëm financiar, pasi trajneri dukej po aq i gatshëm të largohej sa edhe klubi për të vazhduar pa të.
Ky largim shënon fundin e një periudhe të vështirë për klubin londinez dhe për Maresca-n, i cili duket se ka vendosur të shmangë një proces ligjor dhe të vazhdojë më tej karrierën e tij në një ambient më të qetë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: