Milani e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Kaljarin me rezultatin 0-1 dhe duke arkivuar 3 pikë të arta, që i ngjisin përkohësisht kuqezinjtë në krye të Serisë A.
Ishte Rafael Leao ai që, në minutën e 50-të, tundi rrjetën e portës së Kapriles, duke i siguruar kështu fitoren e 11-të në 17 javë ekipit të drejtuar nga Alegri, i cili prej 16 ndeshjesh radhazi në kampionat nuk njeh humbje.
Fakt interesant është se për kuqezinjtë debutoi mbrëmjen e sotme edhe afrimi më i fundit i merkaton të janarit, gjermani Fulkryg.
Në duelin e radhës, më 8 janar, Milani do të përballet me Xhenoan në “San Siro”, ndërsa Kaljari luan në transfertë ndaj Kremonezes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: