Lëvizja befasuese e Sergio Ramos-it, pronar dhe lojtar i Sevilla-s?

Lëvizja befasuese e Sergio Ramos-it, pronar dhe lojtar i Sevilla-s?

10:39, 02/01/2026

Sergio Ramos është shfaqur në mënyrë befasuese si figurë qendrore në bisedimet për marrjen e kontrollit të Sevillës, klub ku u formua si futbollist para se të transferohej te Real Madrid. Prej disa muajsh Sevilla ka qenë në negociata për ndryshim pronësie, por situata ka marrë një kthesë të papritur me përfshirjen e ish-kapitenit të Spanjës.

Marrëdhënia e Ramos-it me tifozët e Sevillës ka qenë e tensionuar për shumë vite pas largimit të tij drejt Real Madridit, por ai arriti të rikuperonte pjesërisht raportet gjatë rikthimit të dytë në klub, i cili përfundoi rreth 18 muaj më parë pas vetëm një sezoni në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Fillimisht, favorit për të marrë Sevilla-n ishte një konsorcium amerikan i udhëhequr nga Antonio Lappi dhe Fede Quintero, të cilët kishin planifikuar edhe rikthimin e drejtorit sportiv legjendar Monchi. Megjithatë, pas analizës financiare (due diligence), oferta e tyre ra ndjeshëm nga 3.400 euro për aksion në 2.700 euro për aksion. Kjo ulje ka çuar në prishjen e negociatave dhe e ka lënë procesin e shitjes në një situatë të pasigurt.

Në këtë kontekst ka hyrë në skenë Sergio Ramos. Pas zërave fillestarë se ai mund të ishte thjesht një investitor minoritar, Cadena Cope raporton se Ramos në fakt po udhëheq një grup investimi të tijin dhe ka paraqitur tashmë një ofertë zyrtare për aksionarët e klubit. Kjo ofertë rezulton të jetë më e larta e bërë deri tani, ndërsa investitorët e shohin Ramosin si fytyrën dhe zërin kryesor të projektit të ri.

 

Aktualisht 39-vjeçari është lojtar i lirë, pasi u largua nga Rayados de Monterrey në dhjetor dhe ende nuk ka shpallur tërheqjen nga futbolli. Ai shpreson të rikthehet në futbollin europian, çka ngre edhe mundësinë intriguese që Ramos të jetë njëkohësisht pronar dhe lojtar i Sevilla-s. Me ndryshimin e mundshëm të pronësisë dhe largimin e drejtuesve që më parë i dhanë lamtumirën, rikthimi i tij te “Los Nervionenses” nuk përjashtohet më plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco