Brooklyn Beckham bllokoi prindërit dhe vëllezërit e tij në rrjetet sociale për një arsyeja të pabesueshme

Brooklyn Beckham bllokoi prindërit dhe vëllezërit e tij në rrjetet sociale për një arsyeja të pabesueshme

11:44, 31/12/2025

Vendimi i Brooklyn Beckham për të bllokuar prindërit e tij, David dhe Victoria, si dhe vëllezërit Romeo, Cruz dhe motrën Harper në rrjetet sociale, ka shkaktuar bujë të madhe, sidomos pasi u mor pikërisht në prag të Krishtlindjes. Ky veprim ka shokuar publikun dhe ka nxjerrë në pah një raport gjithnjë e më të tensionuar brenda familjes Beckham.

Sipas “The Sun”, arsyeja pas këtij vendimi ka qenë befasuese: një “like” e Victoria Beckham në një postim të Brooklyn. Gjest i thjeshtë nga ana e nënës u shndërrua në një ngjarje që shkaktoi mijëra komente nga fansat, që u përpoqën të ushtronin presion për pajtim familjar. Brooklyn, megjithatë, nuk e priti mirë këtë reagim dhe vendosi të vepronte menjëherë: fillimisht bllokoi nënën, më pas babanë dhe vëllezërit e tij.

Situata ka lënë familjen të lënduar, veçanërisht për kohën e zgjedhur për këtë veprim. Cruz Beckham ka ndërhyrë për të sqaruar situatën: “Nuk është e vërtetë që prindërit tanë e kanë bllokuar Brooklyn. Ata u zgjuan dhe e gjetën veten të bllokuar, ashtu si unë”.

Sipas burimeve të afërta me familjen, Brooklyn dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjen larg syrit të publikut, duke shmangur përplasjet dhe komentet e mëtejshme në media. Megjithatë, ky episod ka nxjerrë në pah tensionet e brendshme dhe delikatesën e marrëdhënieve familjare në një nga familjet më të njohura të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco