VIDEO/ Momenti i frikshëm ku Broja pësoi goditje, trajneri e detyroi të kthehej në fushë, çfarë ndodhi...?

VIDEO/ Momenti i frikshëm ku Broja pësoi goditje, trajneri e detyroi të kthehej në fushë, çfarë ndodhi...?

22:53, 30/12/2025

Armando Broja i trembi të gjithë në minutën e 89-të, ndërsa Bërnli po përballej me Njukasëll.

Sulmuesi i Kombëtares pësoi një goditje, që u duk se ishte e rëndë nga reagimi i lojtarit në fushë.

Broja reklamonte dhimbje të mëdha në fushën e blertë, megjithatë ishte trajneri Skot Parker që po e shtynte të vazhdonte.

https://streamin.link/v/670cd68b

Dhe pse e provoi fillimisht, më pas stafi mjekësor u afrua për ndihmën e parë.

Loja rifilloi për Brojën në minutën e 92-të, pasi edhe stafi mjekësor dha “ok”.

Sulmuesi shqiptar ndërkohë vazhdonte të çalonte në disa momente.

Ai bëri mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Bërnli ndërkohë u mposht 1-3 nga Njukasëll, ndërsa goli i vetëm për ekipin e tij u asistua pikërisht nga Broja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco