VIDEO/ Broja jep asist, Burnley rihap ndeshjen me Newcastle

VIDEO/ Broja jep asist, Burnley rihap ndeshjen me Newcastle

21:28, 30/12/2025

Armando Broja është kthyer të jetë sërish protagonist me Burnleyn në Premier Ligë.

Sot asistoi golin që rihapi ndeshjen me Newcastle në shtëpi. Sfida është 1-2 në favor të miqve.

Ishte e gjitha merita e Brojës në minutën e 23-të, që falë pasimit me kokë nxori të zbuluar Josh Laurent.

Pozicioni i Brojës u dyshua për jashtë loje, për këtë VAR mori 3 minuta kohë.

Gjithçka në fund u konsiderua e rregullt.

https://streamin.link/v/22a6c0dd

Burnley e nisi keq duke pësuar dy gola për shtatë minuta, megjithatë ia doli të rikthehet sërish në lojë.

Broja po bën mjaft mirë në aspektin personal. Për të regjistrohet si asistim, pas golit të shënuar 10 ditë më parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco