Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Nkunku nuk e bind ende Milanin, Fenerbahçe paraqet ofertë dhe klubi po reflekton

Nkunku nuk e bind ende Milanin, Fenerbahçe paraqet ofertë dhe klubi po reflekton

09:42, 30/12/2025

Dy golat kundër Veronës nuk kanë mjaftuar për të mbyllur çdo diskutim rreth së ardhmes së Christopher Nkunku te Milani. Sulmuesi francez pritet të jetë titullar të premten në transfertën e Cagliarit, edhe për shkak të gjendjes fizike jo optimale të Rafael Leão-s, por e ardhmja e tij në “San Siro” mbetet ende e paqartë, sidomos në prag të merkatos së janarit.

Milani, i drejtuar nga Massimiliano Allegri, po vlerëson me kujdes situatën, ndërsa nga Turqia ka mbërritur një ofertë konkrete nga Fenerbahçe për blerjen e kartonit të lojtarit.

Propozimi i klubit të Stambollit do të mbulonte investimin e bërë nga kuqezinjtë verën e kaluar, kur Nkunku u ble nga Chelsea për 37 milionë euro, shifra më e lartë e merkatos së fundit verore të Milanit. Për një klub të kujdesshëm ndaj bilanceve, shmangia e një minusvalence është element kyç.

Fenerbahçe duket serioze, edhe sepse trajneri Domenico Tedesco e njeh mirë Nkunku-në nga koha te Leipzigu, kur francezi shkëlqeu si një nga golashënuesit kryesorë të Bundesligës. Ndërkohë, te Milani, kontributi i tij ka qenë i kufizuar: tre gola gjithsej, 793 minuta në fushë dhe tetë ndeshje si titullar në 15 paraqitje.

Allegri ka vlerësuar shpesh punën, teknikën dhe sakrificën e Nkunku-së, por ka theksuar edhe nevojën për më shumë konkretësi përpara portës. Me Gimenez jashtë deri në shkurt dhe Füllkrug ende në fazë integrimi, Milani ka nevojë për garanci në repartin ofensiv.

Janari pritet të jetë vendimtar. Nëse Nkunku arrin të rrisë numrat dhe ndikimin në fushë, klubi mund të tregojë më shumë durim. Në të kundërt, oferta nga Stambolli mund të marrë një vlerësim më të thelluar dhe të hapë një skenar të ri për sulmin kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco