Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare legjenda historike e Atletico Madridit

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare legjenda historike e Atletico Madridit

09:13, 30/12/2025

Futbolli spanjoll dhe Atletico Madridi janë në zi. Në moshën 91-vjeçare ka ndërruar jetë Enrique Collar, një nga figurat më emblematike në historinë e klubit madrilen dhe një simbol i vërtetë i fanellës bardhekuqe. Lajmi u konfirmua nga vetë Atletico Madrid, që i kushtoi një mesazh prekës ish-kapitenit legjendar.

“Familja bardhekuqe ka humbur një simbol, një njeri që dha gjithçka për ta çuar Atletico Madrid në majat e futbollit kombëtar dhe kontinental”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit. Collar ishte shumë më tepër sesa një futbollist: ai përfaqësonte shpirtin, përkushtimin dhe identitetin e Atletico Madridit për gati dy dekada.

Ish-anësori i majtë luajti plot 16 sezone me “Colchoneros” nga viti 1953 deri në 1969, duke regjistruar 470 paraqitje zyrtare dhe 105 gola. I njohur me nofkën “El Niño”, shumë përpara se kjo të lidhej me Fernando Torresin, Collar mbajti shiritin e kapitenit nga viti 1960 deri në 1969, një rekord unik në historinë e klubit.

Image

Gjatë asaj periudhe të artë, ai udhëhoqi Atletico Madridit drejt fitimit të titullit kampion në La Liga në vitin 1966, tri Kupave të Mbretit (1960, 1961 dhe 1965), si dhe Kupës së Kupave në vitin 1962, një nga sukseset më të mëdha evropiane të klubit.

Në arenën ndërkombëtare, Collar zhvilloi 16 ndeshje me përfaqësuesen e Spanjës, duke shënuar katër gola dhe duke qenë pjesë e Kombëtares në Kupën e Botës 1962 në Kili. Karrierën e tij e mbylli në vitin 1970, pas një sezoni të fundit me Valencian.

Enrique Collar do të mbetet përgjithmonë një ikonë e Atletico Madrid, një emër që simbolizon besnikërinë, sakrificën dhe lavdinë e futbollit spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco