Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Oklahoma vazhdon dominimin në NBA, fitore të rëndësishme për Phoenix, Bucks dhe Cleveland

Oklahoma vazhdon dominimin në NBA, fitore të rëndësishme për Phoenix, Bucks dhe Cleveland

09:05, 30/12/2025

Sezoni i rregullt i NBA-së vijon me ritëm të lartë, ndërsa Oklahoma City Thunder konfirmuan edhe një herë statusin e skuadrës më të fortë të momentit. Kampionët në fuqi ruajtën kryesimin e përgjithshëm duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 140-129, në një ndeshje të hapur dhe spektakolare. Shai Gilgeous-Alexander ishte figura absolute e takimit, duke realizuar 39 pikë dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një tjetër suksesi bindës.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe arritën edhe Milwaukee Bucks dhe Phoenix Suns. Bucks triumfuan 123-113 ndaj Charlotte, në një ndeshje ku tre lojtarë të skuadrës mike realizuan mbi 20 pikë, duke treguar forcë kolektive dhe stabilitet në momentet vendimtare. Edhe Phoenix u treguan superiorë në transfertë, duke mundur Washington 115-101, me Brooks që shkëlqeu me 26 pikë dhe Gillespie që shtoi 25 të tjera.

Një nga ndeshjet më të spikatura të natës u zhvillua në Miami, ku Heat mposhtën thellë Denver Nuggets me shifrat 147-123. Tetë lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, me Powell si më të dalluarin me 25 pikë, duke dëshmuar thellësinë e jashtëzakonshme të skuadrës.

Ndërkohë, Chicago Bulls zhgënjyen para tifozëve të tyre, duke u mundur rëndë 136-101 nga Minnesota Timberwolves. Naz Reid ishte lider absolut për miqtë, me plot 33 pikë. Cleveland Cavaliers regjistruan një tjetër fitore të vlefshme në transfertë, duke mundur San Antonion 113-101, falë një paraqitjeje solide të Jarrett Allen me 27 pikë. Në një duel të balancuar, Portland Trail Blazers fituan 125-122 ndaj Dallas-it, ku Avdija spikati me 27 pikë.

 

Rezultatet e plota:

Charlotte – Milwaukee 113-123

Washington – Phoenix 101-115

Brooklyn – Golden State 107-120

Miami – Denver 147-123

Toronto – Orlando 107-106

Chicago – Minnesota 101-136

Houston – Indiana 126-119

New Orleans – New York 125-130

Oklahoma – Atlanta 140-129

San Antonio – Cleveland 101-113

Portland – Dallas 125-122

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco