Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Anthony Joshua mbetet i shtruar në spital në Nigeri, ja kush janë miqtë e tij që humbën jetën

Anthony Joshua mbetet i shtruar në spital në Nigeri, ja kush janë miqtë e tij që humbën jetën

08:52, 30/12/2025

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ndodhet ende i shtruar në spital në Nigeri, pasi u përfshi në një aksident të rëndë rrugor, nga i cili humbën jetën dy persona të afërt me të. Gjendja e ish-kampionit botëror të peshave të rënda raportohet si e qëndrueshme, ndërsa ai po rikuperohet nga dëmtime të lehta dhe po mbahet nën vëzhgim mjekësor.

Sipas një deklarate të publikuar nga përfaqësuesi i Joshua-s dhe cituar nga agjencia DPA, sportisti u transportua menjëherë në spital pas aksidentit për t’iu nënshtruar kontrolleve të nevojshme.

“Anthony Joshua ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ai do të qëndrojë në spital për vëzhgim. Në këtë moment të dhimbshëm dhe tronditës, kërkojmë që të respektohet privatësia e tij dhe e familjeve të viktimave,” thuhet në njoftim.

Image

Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për dy miq të vjetër të Joshua-s dhe anëtarë të stafit të tij teknik, Sina Ghami dhe Latif Ayodele, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Ngjarja ndodhi në autostradën Lagos–Ibadan, kur automjeti me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion. Sipas dëshmitarëve, pasagjeri pranë shoferit dhe personi që ishte ulur pranë boksierit nuk arritën t’u mbijetonin plagëve.

Agjencia Federale e Sigurisë Rrugore e Nigerisë publikoi pamje nga vendi i aksidentit dhe bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se automjeti tip Lexus Jeep mund të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara. Sipas autoriteteve, makina humbi kontrollin gjatë një manovre parakalimi dhe u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës.

Ngjarja ka tronditur botën e sportit dhe ka sjellë një valë reagimesh mbështetëse për Anthony Joshua-n dhe familjet e viktimave, në një moment tejet të vështirë për të gjithë të përfshirët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco