Taulant Xhaka i del në mbrojtje vëllait: Graniti është krenaria e shqiptarëve

Taulant Xhaka i del në mbrojtje vëllait: Graniti është krenaria e shqiptarëve

20:22, 19/11/2025

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë (e martë) zhvilloi ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” barazuan me rezultatin 1-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku Florent Muslija realizoi një gol spektakolar për të siguruar që Kosova del e pamposhtur nga kjo sfidë.

Sidoqoftë, më shumë se rezultati ajo që mori vëmendje ishin fishkëllimat e një pjese të tifozëve të Kosovës drejtuar Granit Xhakës.

Ai ishte objekt i fishkëllimave në “Fadil Vokrri” pothuajse në çdo prekje të topit dhe ylli shqiptar që është kapiten i Zvicrës, pas ndeshjes tha se nuk e kishte pritur këtë.

Në mbrojtje të tij tani ka dalë i vëllai, Taulant Xhaka (ish-mesfushori kuqezi), i cili e ka cilësuar Granitin si krenaria e shqiptarëve.

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjitha shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar Taulanti në rrjetin e tij social Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco