Ter Stegen pritet të rikthehet në dhjetor, Barcelona merr ofertën e parë zyrtare për portierin

Ter Stegen pritet të rikthehet në dhjetor, Barcelona merr ofertën e parë zyrtare për portierin

13:59, 19/11/2025

Situata e Marc-André ter Stegen te Barcelona po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e merkatos së janarit. Portieri gjerman, i cili po rikuperohet pas ndërhyrjes në shpinë, mund të largohet vetëm nëse klubi merr një propozim që do të konsiderohet vërtet bindës. Sipas “Sport”, në zyrat e klubit katalanas ka mbërritur tashmë oferta e parë zyrtare, e cila vjen nga Besiktas.

Klubi turk propozon një huazim deri në fund të sezonit, duke mbuluar të plotë pagën e portierit, si edhe me një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh. Besiktas kërkon urgjentisht një portier titullar, duke qenë se veteranit Mert Günok i është vështirësuar ruajtja e nivelit të lartë.

Drejtori sportiv Eduard Graf, i njohur për eksperiencën e tij te Borussia Dortmund, po përpiqet ta bindë Ter Stegen-in se kalimi në Stamboll do t’i ofronte minuta të rregullta dhe stabilitet, çka mund ta ndihmojë të rikthejë rolin e tij të liderit te kombëtarja gjermane.

Kontrata e Ter Stegen me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2028, por hapësira e tij për të luajtur nën drejtimin e Hansi Flick është e kufizuar, sidomos pas problemeve fizike. Rikthimi i tij në stërvitje parashikohet rreth mesit të dhjetorit, ndërsa një largim i mundshëm në janar mund t’i garantojë vazhdimësi loje dhe një pozicion më të fortë në garën për një vend në Botërorin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco