Hajdutët i bastisën banesën, futbollistja e njohur e merr me sportivitet: Të paktën mos bëni rrëmujë!

Hajdutët i bastisën banesën, futbollistja e njohur e merr me sportivitet: Të paktën mos bëni rrëmujë!

09:48, 19/11/2025

Një episod i pakëndshëm ka goditur futbollisten zvicerane Alisha Lehmann, 26 vjeçe, ish-lojtare e Juventusit dhe aktualisht pjesë e ekipit të Como-s. Hajdutë ende të paidentifikuar kanë depërtuar në banesën e saj në Moltrasio, pranë liqenit të Comos, duke lënë pas një rrëmujë të madhe. Lehmann, e cila numëron mbi 16 milionë ndjekës në Instagram, publikoi një video ku tregonte shtëpinë e përmbysur, pa zbuluar se çfarë sendesh i janë marrë.

Me nota ironie dhe humor të hollë, ajo shkroi në “story”:

“Herën tjetër që hyni në shtëpinë time, ju lutem, pastroni vendin, mos bëni rrëmujë, sepse kam një çrregullim obsesiv–kompulsiv.”

Ky reagim me shaka i futbollistes tregon se, pavarësisht situatës së rëndë, ajo përpiqet ta marrë ngjarjen me sportivitet. Ndërkohë, rasti po hetohet nga karabinierët italianë.

Nuk është hera e parë që Lehmann përballet me një grabitje të tillë. Rreth një vit më parë, ndërsa jetonte në Torino me Douglas Luiz-in, teksa të dy luanin për Juventusin, vila e tyre u sulmua nga hajdutë që arritën të largoheshin me një plaçkë rreth gjysmë milioni euro, përfshirë ora luksoze dhe bizhuteri të çmuara që i përkisnin vetë futbollistes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco