VIDEO/ Një kryevepër arti ‘alla CR7’, goli i Scott McTominay kandidat kryesor për Çmimin Puskas 2025

VIDEO/ Një kryevepër arti ‘alla CR7’, goli i Scott McTominay kandidat kryesor për Çmimin Puskas 2025

09:01, 19/11/2025

Scott McTominay është zyrtarisht në garë për Çmimin Puskas 2025, trofe që jepet çdo vit për golin më të bukur. Mesfushori skocez realizoi një prej golave më spektakolarë të vitit në ndeshjen kundër Danimarkës, duke hapur rezultatin me një roveshatë të paparë, duke fluturuar mbi dy metra lartësi.

Goli i McTominay

Goli, i cili po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e futbollit botëror për teknikën, saktësinë dhe bukurinë e ekzekutimit. McTominay, i rrethuar nga mbrojtës danezë, u ngrit në ajër dhe goditi topin me një lëvizje perfekte të sinkronizuar, një skenë që shumë tifozë e kanë krahasuar menjëherë me roveshatën ikonike të Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit.

Lëvizja të kujton një prej momenteve më të paharrueshme të futbollit modern, ndërsa goli i McTominay-t pritet të jetë një nga favoritët kryesorë për trofeun e prestigjioz të FIFA-s. Kandidimi i tij e vendos mesfushorin skocez në elitën e artistëve të futbollit që kanë realizuar vepra të vërteta sportive.

Me këtë gol, McTominay jo vetëm që ndezi ndeshjen kundër Danimarkës, por edhe futi emrin e tij në listën e ngushtë të pretendentëve për një nga çmimet më të dashura nga tifozët. Premi Puskas 2025 tashmë ka një pretendent serioz – dhe roveshiata e tij do të kujtohet gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco