I shënoi Zvicrës, Muslija: Shpresoj të kemi fat në playoff

I shënoi Zvicrës, Muslija: Shpresoj të kemi fat në playoff

08:44, 19/11/2025

Kosova e mbylli me barazim 1-1 sfidën ndaj Zvicrës, një rezultat që erdhi falë një supergoli të Florent Muslijës, i cili edhe një herë dëshmoi formën e tij të shkëlqyer në këtë cikël kualifikues.

Muslija, autori i golit nga distanca, u shpreh më pas se ndjenja më e rëndësishme është që Kosova nuk u mposht dhe se ekipi vazhdon të tregojë rritje të vazhdueshme. “E rëndësishme është që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar se mund të luajmë kundër një kundërshtari të tillë”, tha ai.

Mesfushori i talentuar theksoi se barazimi i djeshëm ishte një shtysë shtesë për grupin para sfidave të plejofit në mars. “Jam shumë i lumtur. Është jashtëzakonisht motivuese që nuk kemi humbur. Tani e kemi playoff-in dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare dhe secili prej nesh e ka dhënë maksimumin”, u shpreh Muslija.

Ai shtoi se pozita e dytë në grup nuk ishte rastësi, por meritë e punës së palodhur. “E kemi merituar vendin ku jemi. Besojmë se mund të shkojmë edhe më larg. Kam vetëbesim dhe e di se mund të ndihmoj ekipin sa herë që jam në fushë”, deklaroi ai.

Kosova ishte pjesë e Grupit B, ku u përball me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë. Në këtë cikël kualifikues “Dardanët” arritën tri fitore, dy barazime dhe pësuan vetëm një humbje, duke grumbulluar 11 pikë dhe duke siguruar vendin e dytë pas Zvicrës kryesuese.

Tashmë vëmendja zhvendoset te playoff-i i marsit, ku kundërshtarët e mundshëm të Kosovës janë Polonia, Republika Çeke, Uellsi ose Sllovakia. Dëshira është e qartë: vazhdim i rrugës historike drejt Botërorit 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco