“Shpresojmë të vazhdojmë të shkruajmë histori”, Vedat Muriqi analizon formën dhe rrugëtimin e Kosovës

“Shpresojmë të vazhdojmë të shkruajmë histori”, Vedat Muriqi analizon formën dhe rrugëtimin e Kosovës

08:28, 19/11/2025

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026 me barazimin 1-1 kundër Zvicrës në Prishtinë, një rezultat që vulosi një fazë shumë pozitive për “Dardanët”.

Pas ndeshjes, sulmuesi Vedat Muriqi doli para mediave dhe dha një vlerësim të gjerë për paraqitjet e ekipit përgjatë gjithë kualifikimeve. Ai u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me ritmin dhe rritjen që ka treguar Kosova, duke theksuar se ky grup ka potencial për të arritur shumë më tepër.

Sipas Muriqit, pikënisja e kthesës së madhe ishte pikërisht humbja e rëndë në duelin e parë kundër Zvicrës. “Ajo na e hapi sytë. Pas atij takimi, e ndryshuam qasjen, taktikat dhe mentalitetin. E gjithë skuadra e pa qartë se me përkushtim dhe seriozitet mund të konkurronim me çdo ekip”, u shpreh ai.

Muriqi falënderoi edhe tifozët për përkrahjen e pakushtëzuar, sidomos në një ditë me kushte të vështira atmosferike. “Prej mëngjesit shiu nuk është ndalur, por stadiumi ishte përplot. Në emër të ekipit i falënderoj të gjithë. Për ne ishte e rëndësishme të ruanim serinë pozitive”, tha kapiteni i sulmit.

Ai vlerësoi arritjen historike të vendit të dytë dhe sigurimin e plejofit, duke e cilësuar si “një sukses të madh për futbollin kosovar”. Muriqi uroi që ekipi të mos ketë lëndime deri në mars, muaj i cili pritet me padurim. “Shpresojmë të vazhdojmë të shkruajmë histori”, deklaroi ai.

Në fund, Muriqi foli me shumë dashuri për shokët e tij të repartit ofensiv. “Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin. U dëshiroj suksese të mëdha. Po e them me bindje: me paraqitjet e tyre dhe me gola ata do të bëjnë që emri im të harrohet”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco