Kosova i reziston Zvicrës, e mbyll me rezultat pozitiv në ‘Fadil Vokrri’

Kosova i reziston Zvicrës, e mbyll me rezultat pozitiv në ‘Fadil Vokrri’

22:46, 18/11/2025

Kombëtarja e Kosovës e mbyll me rezultat pozitiv fushatën kualifikuese të Botërorit 2026.

“Dardanët” në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve barazuan 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, Kosova mbetet në vendin e dytë të Grupit B, duke shkuar në “play-offin” e Botërorit, teksa Zvicra shkon direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Kosova i mbyll këto kualifikuese me 11 pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje, teksa në anën tjetër, mysafirët e mbyllin me 14 pikë.

Serinë e golave në ndeshje e hapën mysafirët, me anë të Ruben Vargas, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 47-të të ndeshjes, pas një hutimi në mbrojtjen dardane.

Ndërkohë, golin e barazimit e shënoi Florent Muslija, në minutën e 74-të të ndeshjes, pas një goditjeje mjaft të bukur.

Pas mbylljes së kësaj ndeshje, Kosova do të rikthehet të luajë në marsin e vitit të ardhshëm në fazën e “play-offit”, aty ku do të jetë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco